UFO-ja trekëndësh fluturon mbië Kaliforni - Gazeta Express
string(41) "ufo-ja-trekendesh-fluturon-mbie-kaliforni"

UFO-ja trekëndësh fluturon mbië Kaliforni

Mistere

Gazeta Express

07/05/2021 1:38

Një UFO në formë trekëndëshi supozohet së është hasur në Kaliforni, me teoritë e konspiracionit që thonë se alienët po vëzhgojnë se si po ka ndikim pandemia e koronavirusit tek ne

Video është bërë në Pasadena në Kaliforni, e që duket një avion i çuditshëm në qiell. Objekti është i zi dhe ka formë trekëndëshi dhe duket se kontrollohet shumë mirë. Njerëzit e kanë xhiruar këtë objekt që mund të dëgjohet zhurma e tij që shkakton konfuzion dhe për këtë ai quhet UFO.

Lexo Edhe:

Sipas një teoricieni konspirativ, objekti është dërguar nga alienët për ta monitoruar racën njerëzore.

Për më shumë, gjuetarët e UFOve besojnë se jashtëtokësoret po shikojnë se si po ka ndikim pandemia e koronavirusit në Botë.

Gjuetari i njohur i jashtëtokësorëve, Scott C Waring e ka thënë këtë në blogun e tij “UFO Sightings Daily”.

“Objekti sillet në pozitën e tij dhe mandej lëviz më ngadalë. Ka dy anë më të gjatë dhe një anë më të vogël dhe pothuajse duket si një raketë hipersonike që e ka krijuar USAF, përjashto këtë se kjo gjatë fluturimit mund të lëviz edhe shumë ngadalë”, ka shkruar ai.

“Objekti rrotullohet, ndalohet së rrotulluari dhe pastaj rrotullohet në drejtim të kundërt”.

“Si të ishte duke shikuar ambientin, merr pamjen e plot të asaj që i ofrohet”.

“Kjo absolutisht është një UFO, por pse ajo po e lejon vetën që të shihet nga çdokush”, transmeton GazetaExpress.  

“Por, hipoteza e imja më e mirë është se ky avion po monitoron infeksionet me Covid dhe imunizimin e njerëzve në mënyrë që të kontrollojë të ardhmen dhe të parashikojë ngjarjet”.

Megjithatë, ka shpjegime më të logjikshme për këtë.

Më i logjikshmi është se UFO e supozuar është ndonjë dronë, që përdoret nga një person me origjinë njerëzore.

Megjithatë, Waring beson se pandemia e koronavirusit ia ka hapur sytë njerëzimit, duke shtuar se tani publiku është gati që t’i thuhet se alienët ekzistojnë.

“Ashtu si Covid-19 që u përhap në çdo vend, pasi që publiku mendonte se një pandemi e tillë është e pamundshme, tani, raca njerëzore e ka ndryshuar këtë perspektivë shumë shpejt”.

“Kjo është tregimi për ekzistimin e alienëve inteligjent, por që ata nuk do të vrasin njerëz apo ne të frikësohemi prej tyre”. /GazetaExpress/