Rahoveci ndahet me trajnerin Takianos - Gazeta Express
string(37) "rahoveci-ndahet-me-trajnerin-takianos"

Rahoveci ndahet me trajnerin Takianos

Basketboll

Gazeta Express

06/05/2021 14:10

Fotis Takianos nuk është më trajner i Rahovecit, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Klubi kosovar i basketbollit ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se i ka ndarë rrugët me trajnerin e deritashëm.

“Vreshtarët” shkuan deri në gjysmëfinale të “play-offit” të FIVE STAR Superligës ku u eliminuan nga Golden Eagle Ylli.

Trajneri grek është ndier mjaft i kënaqur gjatë eksperiencës që e pati, ndërsa nuk ka pranuar t’i thotë lamtumirë klubit pasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që të rikthehet përsëri në të ardhmen.

“Erdhi vonë, por u dashurua menjëherë me klubin në veçanti e qytetin në përgjithësi. Mikpritja që njerëzit e Rahovecit ia rezervuan atij, mbeti njollë e pashlyeshme tek ai, por e bukur. Këtë fakt e përmendte vazhdimisht, kudo që shkonte, me këdo që qëndronte. Ai përfundoi misionin e paraparë për këtë edicion. Kur i thamë lamtumirë, nuk pranoi. Tha, jo, nuk i dihet jetës, rrugët janë të ngatërruara aq bukur, sa mund të bëhemi bashkë sërish. Kryesia e klubit e falënderon pafundësisht atë, teksa i uron suksese të panumërta në aventurat e radhës. Faleminderit Fotis”, ka shkruar Rahoveci në rrjetet sociale. /Gazeta Express/