Gjendet pa shenja jete një 4-vjeçare në Dragash - Gazeta Express
string(47) "gjendet-pa-shenja-jete-nje-4-vjecare-ne-dragash"

Gjendet pa shenja jete një 4-vjeçare në Dragash

Gazeta Express

04/05/2021 20:31

Një fëmijë është gjetur pa shenja jete në komunën e Dragashit.

Kështu ka bërë të ditur për Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Lexo Edhe:

Sipas Policisë, fëmija ishte duke luajtur në afërsi të lumit dhe si rrjedhojë e pakujdesisë ka rënë në lumë.

“Reth orë 20:00 Policia ka pranuar informatë se në lumin e fshatit Blaç në komunën e Dragashit është gjetur një fëmijë i moshës 4-vjeçare pa shenja jete. Ka qenë duke luajtur afër lumit dhe si pasojë e pakujdesisë ka rënë në lumë. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku i fshatit”, ka thënë Osmanollaj./Express/