Kurti në takim me ish-presidentin e BERZH-it: Prioriteti më urgjent i Kosovës është sigurimi i vaksinave - Gazeta Express
string(103) "kurti-ne-takim-me-ish-presidentin-e-berzh-it-prioriteti-me-urgjent-i-kosoves-eshte-sigurimi-i-vaksinave"

Kurti në takim me ish-presidentin e BERZH-it: Prioriteti më urgjent i Kosovës është sigurimi i vaksinave

Gazeta Express

04/05/2021 20:17

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të hënë së bashku me zëvendëskryeministrin për Intregrim Evropain, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe me ministrin e Financave, Hekuran Murtai, ka zhvilluar një takim virutal me Sir Suma Chkrabarti, ish-presidentin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Gjatë takimit, kryeministri Kurti, ka thënë se sigurimi sa më shpejtë i vaksinave mbetet prioriteti me urgjent i qeverisë që ai udhëheq.

Lexo Edhe:

“Si prioritete të tjera, janë identifikuar rritja e kreditimit për bizneset e vogla dhe të mesme, përmirësimi i klimës së investimit në Kosovë sidomos për mërgatën, dhe targetimi i shpenzimeve të sektorit publik për të krijuar sa më shumë vende të punës”.

“Z. Chakrabarti ndau me kryeministrin Kurti, zëvendëskryeministrin Bislimi dhe ministrin Murati sugjerimet e tij dhe përvojat e tij në fusha të ndryshme, ndër to luftimin e korrupsionit, prania e të cilit pengon zhvillimin biznesor dhe ekonomik në vend, dhe strategjitë më të mira për dizajnimin e një fondi sovran. Në fund, z. Chakrabarti u shpreh i hapur për bashkëpunim të vazhdueshëm në të ardhmen me Qeverinë e Republikës së Kosovës, për të mirën e qytetarëve të saj”, thuhet në komunikatë.