Të trajnuar nga amerikanët: Njësia e Policisë së Kosovës e cila kryen operacione veç në raste të veçanta - Gazeta Express
string(103) "te-trajnuar-nga-amerikanet-njesia-e-policise-se-kosoves-e-cila-kryen-operacione-vec-ne-raste-te-vecanta"

Të trajnuar nga amerikanët: Njësia e Policisë së Kosovës e cila kryen operacione veç në raste të veçanta

Lajme

Gazeta Express

04/05/2021 12:05

Njësia ‘FIT’ e Policisë së Kosovës është njësia më e përgatitur për aksione të ndryshme e cila është trajnuar nga amerikanët. Njësia Speciale Intervenuese FIT (NJSI), kryen operacionet e sigurisë në raste të veçanta dhe zgjidhjen e situatave me të cilat nuk mund të përballohen shërbimet e tjera të policisë

Angazhohet në rastet kur përmbushja e detyrave zyrtare të mbrojtjes së jetës dhe pasurisë paraqet rrezikshmëri tejet të lartë për rendin dhe sigurinë në përgjithësi dhe për pjesëtarët e policisë. Aktualisht aty punojnë 80 punonjës. Ishte themeluar në vitin 2004 dhe deri më tash ka qenë në gjendje të nxjerrë shpesh rezultate pozitive gjatë operacioneve intervenuese.

Lexo Edhe:

FIT janë më të trajnuar dhe më të armatosur se ROSU. Siç thuhet, ROSU përdoret për të thyer demonstratat, E roli i FIT është për qëllime të veçanta.

Njësiti FIT përdor armë ‘Glock 19’, ‘MP-5’ spirale, dhe AK-47. Ata përdorin automjetet e Renault Sherpa. Ata kanë autoritetin për të vepruar në të gjithë territorin e Kosovës.