Shpat Kasapi dje ka festuar ditëlindjen.
Këngëtari i njohur Shpat Kasapi dje ka festuar ditëlindjen dhe ka mbushur 36 vjet jetë.
Artisti pranoi urime të shumta që nga orët e para të kësaj dite, ndërsa një urim special atij ia bëri partnerja, Selvije Jao.
Në urimin e saj, partnerja e Shpatit thotë se jeta e saj nuk do të ishte e tillë pa të, ngase ai e plotëson.
Selvija ia uron më të mirat këngëtarit, ndërsa i lutet të mos ndryshojë asnjëherë dhe të jenë të lumtur gjithë jetën.
“Urime ditëlindjen burri im?
Je shumë i mirë për të qenë i vërtetë.
Jeta ime nuk do të ishte e njejtë pa ty.
I ke mbushë të gjithë zbrazëtirat e zemrës time.
Më dhe forcë,buzëqeshje e më dhe dashuri si në përralla.
Ma more zemrën e i dhe shtëpi dhe lumturi.
Mbreti im ti,më je bekim!
Të dua aq shumë sa që nuk e them dot me fjalë,por ti e di se sa!
Të uroj shum shëndet e të gjitha të mirat o jetë,se buzëqeshja jote meriton shummmmmë!
Butësia dhe forca jote më ka bërë të kuptoj se cfarë është dashuria!
Mos ndrysho kurrrrrë e unë do ta falë të gjithë jetën time për lumturinë tënde!
Të dua më shumë se veten burri im❤️”, shkruan ajo.