string(61) "gjkko-detyron-portalin-lapsi-al-te-dorezoje-te-dhenat-ne-spak"

Shqiperi

Gazeta Express

19/04/2021 10:11

GJKKO detyron portalin Lapsi.al të dorëzojë të dhënat në SPAK

Shqiperi

Gazeta Express

19/04/2021 10:11

Gjykata e Posaçme ka detyruar portalin Lapsi.al të dorëzojë database-in e të dhënave mbi 910 mijë zgjedhës të publikuar gjatë javës së kaluar.

Vendimi erdhi pasi drejtuesit e portalit Andi Bushatin dhe Armand Shkullaku refuzuan të dorëzonin këto të dhëna pasi nuk do të zbulojnë burimin e informacionit.

Kodi i Procedurës Penale parashikon se gjykata mund të detyrojë gazetarët të tregojnë burimin nëse është e domsdoshme për të vërtetuar veprën penale.

SPAK mori në pyetje Andi Bushatin dhe Armand Shkullakun, pronarët dhe redaktorët e Lapsi.al pas lajmit mbi grumbullimin e të dhënave personale nga Partia Socialiste, e 910,000 shqiptarëve.

Të dielën, Lapsi publikoi lajmin mbi një bazë të dhënash që pretendohet se ishin marrë nga Regjistri i Gjendjes Civile dhe institucione të tjera publike, nga Partia Socialiste për t’u përdorur në fushatën zgjedhore.