Vaksinohet presidentja e Komisionit Evropian - Gazeta Express
string(44) "vaksinohet-presidentja-e-komisionit-evropian"

Lajme

Gazeta Express

15/04/2021 17:59

Vaksinohet presidentja e Komisionit Evropian

Lajme

Gazeta Express

15/04/2021 17:59

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka publikuar një fotografi, ku bën të ditur se sot ka marrë dozën e parë të vaksinës anti-COVID.

Në një postim në Twitter, von der Leyen nuk tregon cilën vaksinë e mori, por është shprehur se sa më shpejt të bëhet vaksinimi, aq më herët pandemia do të jetë nën kontroll.

“Pasi kaluam 100 milionë vaksinime në Bashkimin Europian, jam e lumtur që sot mora dozën e parë të vaksinës anti-COVID. Vaksinimet do të vijojnë me ritëm më të shpejtë, ndërkohë që edhe dërgesat me dozat e nevojshme janë duke u rritur. Sa më shpejt të vaksinohemi aq më herët do të kemi në kontroll pandeminë”, ka shkruar presidentja e KE-së në Twitter.