Yuri Kim nga Fieri: SHBA nuk mbështet asnjë parti, mbështesim të drejtën e popullit - Gazeta Express
string(81) "yuri-kim-nga-fieri-shba-nuk-mbeshtet-asnje-parti-mbeshtesim-te-drejten-e-popullit"

Yuri Kim nga Fieri: SHBA nuk mbështet asnjë parti, mbështesim të drejtën e popullit

Shqiperi

Gazeta Express

15/04/2021 17:06

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka deklaruar nga Fieri se SHBA-të nuk mbështesin asnjë parti apo kandidat të caktuar politik. Në një dalje për mediat në Fier, ambasadorja Yuri Kim paralajmëroi kundër kujtdo që duan ta mohojnë të drejtën e popullit për të votuar duke e blerë apo shitur votën.

Lexo Edhe:

“Është pjesë e përpjekjeve të mia që të shikoj sa më shumë nga Shqipëria veçanërisht duke pasur parasysh se jemi para zgjedhjeve të 25 prilli. Unë jam një person shumë i drejtpërdrejt dhe ju siguroj që nëse do të doja që ju të votonit për dikë do ua thosha, dhe jo një mesazh të fshehur. SHBA-të nuk mbështesin një parti apo një kandidat të caktuar politik, e vetmja gjë që mbështesim është e drejta e pop shqiptar që të shprehë vullnetin e tij përmes votës. Paralajmërojmë kundër kujtdo që duan ta mohojnë këtë të drejtë duke e blerë apo duke e shitur votën. Kjo është shumë e rëndësishme që votuesit ta mbajnë mend që ata kanë fuqinë por dhe përgjegjësinë. Jam e frymëzuar sot, sepse në Vlorë jam takuar me drejtuesit e shoqërisë civile aty, në një demokraci shoqëria civile ka një rol jetik”- u shpreh kryediplomatja amerikane.