string(89) "plagosja-e-dy-policeve-shoqerohen-7-persona-mes-tyre-te-aferm-te-ish-deputetit-mhill-fufi"

Shqiperi

Gazeta Express

13/04/2021 16:42

Plagosja e dy policëve, shoqërohen 7 persona, mes tyre të afërm të ish-deputetit Mhill Fufi

Shqiperi

Gazeta Express

13/04/2021 16:42

Dalin detaje të reja nga përplasja me armë në Mamurras, ku mësohet se janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë 7 persona, disa prej tyre anëtarë të fisit të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Mhill Fufi. Burimet bëjnë me dije se ndër të shoqëruarit janë: Rud, Lek dhe Mir Fufi.

Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e sotme në Mamurras. 2 efektivët e policisë, Ilir Zeka dhe Flamur Lleja kanë ngelur të plagosur pas një përplasjeje me një grup, shumë i afërtë me një politikan të PS-së. Nga grupi është plagosur Nikoll Vorfi.

Gjendja e të plagosurve është jashtë rrezikut për jetën. Shkaku i plagosjes është mospranimi për tju nënshtruar kontrollit policor me arsyetimin se janë të afërtë me PS.

Burimet bëjnë me dije, se bashkë me të dyshuarin kryesor për plagosjen e dy efektivëve, Nikoll Vorfin ka qenë edhe djali i Gjergj Gegës. Ky i fundit është dënuar edhe më parë për veprën penale të ndërtimit pa leje. Të njëjtat burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se bëhet fjalë për Florian Gegën.

Emri i Gjergj Gegës është përmendur në shtator të këtij viti, pas një konflikti me Erald Ndojin, i cili pretendonte se vëllezërit Gega i kishin zaptuar rrugën publike duke e bërë të pamundur kalimin e mjeteve. Rasti u denoncua në emisionin “Fiks Fare”, ku vëllezërit Gega konsideroheshin si “të fortët” e zonës.

aaaaa