Mevlani publikon foto me Ledjanën jashtë Për’puthen, ajo i reagon - Gazeta Express
string(63) "mevlani-publikon-foto-me-ledjanen-jashte-perputhen-ajo-i-reagon"

Mevlani publikon foto me Ledjanën jashtë Për’puthen, ajo i reagon

Rozë

Gazeta Express

13/04/2021 14:45

Ledjana Prenga dhe Mevlan Shaba, kanë disa ditë që janë deklaruar vetëm për njëri-tjetrin në emisionin e dashurisë “Për’puthen”. E tani që kanë bërë deklaratën e rëndësishme, ata kanë mundësi që të takohen me njëri-tjetrin edhe jashtë programit.

Së fundmi, Mevlani ka publikuar një foto në “Instagram”, ku shfaqet së bashku me Ledjanën.

Lexo Edhe:

“Kjo dashnia por si zjarri”, shkruan ai bashkëngjitur me foton ku shfaqen të përqafuar.

Poza e tyre ka marrë mijëra pëlqime dhe komente të shumta. Por në sy bie ai i Ledjanës.

“Ahh për mua ka me t’marrë malli”, shkruan Ledjana, duke e shoqëruar me një emoji zemër dhe një emoji që nxjerr gjuhën jashtë.