‘’Kosherja’’ vazhdon të sjell risi në humorin shqiptar duke sjell personazhe dhe imitime fantastike përmes aktorëve profesionistë.
Ka qenë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe opinionistja Luljeta Aliu që janë bërë pjesë e spektaklit të humorit përmes imitimeve fantastike të aktoreve Valina Muqolli dhe Egzona Ademi, shkruan GazetaExpress.
‘’Kosherja’’ sjell një bashkëbisedim mes dy personazheve duke sjell të qeshura pa fund për shikuesit e shumtë të tyre.
Spektakli i humorit vjen çdo të diel në ora 20:30 përmes ekranit të T7 dhe ABC. Nën regjinë e Altin Bashës, prezantimi i është besuar Bes Kallakut dhe Jona Spahiut./GazetaExpress/
Reisebüro Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se, duke filluar nga 12 qershori, do të ofrojë fluturime direkte dy herë...