string(98) "lista-sekrete-e-ps-rezultatet-surprize-per-ke-voton-saimir-tahiri-sander-lleshaj-dhe-fatmir-xhafaj"

Shqiperi

Gazeta Express

12/04/2021 14:25

Lista sekrete e PS/ Rezultatet surprizë, për kë voton Saimir Tahiri, Sandër Lleshaj dhe Fatmir Xhafaj ?

Shqiperi

Gazeta Express

12/04/2021 14:25

Që nga dita e djeshme publikimi i të dhënave personale të mbi 910 mijë qytetarëve të Tiranës, të cilët janë të skeduar për bindjet e tyre, përfshirë edhe të dhënat private ka shkaktuar një skandal në Shqipëri.

SPAK nisi sot një hetim të vakët, ndërsa ende nuk ka të dhëna se kush do të jenë zyrtarët e Partisë Socialiste që do të merren në pyetje apo që do të mbajnë përgjegjësi për vjedhjen e informacionit për 910 mijë qytetarë.

Teksa skandali thellohet, bëhet i qartë edhe shpjegimi pse Edi Ramës dhe PS-së iu duhen të tillë regjistra. Arsyeja është e thjeshtë; frika. Rezulton se për Partinë Socialiste nuk është më e sigurtë se do të votojnë as bashkëpunëtorët më të afërt të Edi Ramës.

Ndërkohë Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj dhe Sandër Lleshaj, të tri ish-ministra të Edi Ramës, nuk ka informacion të sigurtë se do të votojnë për Partinë Socialiste. Edhe pse Tahiri ishte ministri “yll” i Edi Ramës, endja nëpër gjykata duket se e ka larguar edhe ideologjikisht nga partia.

Në regjistrat e PS, ai rezulton pa informacion, ndërsa njësoj është edhe Fatmir Xhafaj. Por nëse për këta të dy, PS nuk ka informacion, për Sandër Lleshajn, dihet me siguri se nuk është votues i sigurtë.

aaaaa