Mesut Ozil mund të jetë larguar nga Real Madridi shumë vjet më parë, por Real Madridi vazhdon të mbetet në zemrën e mesfushorit të Fenerbahces.
Ish-përfaqësuesi i Gjermanisë e përcolli me emocione El Clasicon e së shtunës, pjesë e së cilës ishte edhe vetë dikur, dhe iu gëzua triumfit të ish-klubit të vet, raporton Gazeta Express.
Ozili e festoi fitoren e Real Madridit 2:1 kundër Barcelonës me një postim në rrjetet sociale.
Për më tepër, ish-ylli i Arsenalin mendon se Reali është tani favorit për ta fituar titullin në La Liga.
“Ndeshje e mahnitshme. Pikë të mëdha, shumë të mëdha. Favorit për titull tani”, shkroi Ozil në Twitter.
Amazing game.? Big, big #ElClasico points ??? The favourites for the title now ???@realmadrid #HalaMadrid
— Mesut Özil (@MesutOzil1088) April 10, 2021
Ai mbeti i mahnit edhe me golin e Karim Benzemas, për të cilin shkroi: “Sulmuesi më i mirë në La Liga e tregoi klasin përsëri, djaloshi im Benzi”.
32-vjeçari i zhvilloi 159 ndeshje për Real Madridin gjatë qëndrimit trevjeçar, nga viti 2010 deri m2 2013, duke i shënuar 27 gola dhe 80 asiste. /Gazeta Express/
The best striker of La Liga showed his class again – my boy Benzi ???? Great 1st half #ElClasico @realmadrid @Benzema
— Mesut Özil (@MesutOzil1088) April 10, 2021
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...