Policit kufitar ia ofroi 50 euro, Gjykata e Prizrenit merr vendim për të - Gazeta Express
string(71) "policit-kufitar-ia-ofroi-50-euro-gjykata-e-prizrenit-merr-vendim-per-te"

Lajme

Gazeta Express

08/04/2021 16:11

Policit kufitar ia ofroi 50 euro, Gjykata e Prizrenit merr vendim për të

Lajme

Gazeta Express

08/04/2021 16:11

Gjykata Themelore në Prizren, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje 30 ditësh, ndaj të pandehurit E.R., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “dhënia e ryshfetit”.

I pandehuri E.R., në mënyrë të drejtpërdrejt i jep dhuratë të paarsyeshme personit zyrtar, në  mënyrë që ai person të mos veproj në pajtim me detyrat e tij zyrtare, ashtu që më datë 06 prill, në orët e pasdite, duke kaluar si pasagjer me automjet në pikën kufitare Shqipëri – Kosovë, në Vërmicë, pasi ndalohet automjeti në fjalë nga zyrtari policor, i pandehuri E.R., në lejen e qarkullimit të automjetit të tij e kishte vendosur një kartëmonedhë në vlerë prej pesëdhjetë (50) euro, dhe kur është pyetur se pse është kartëmonedha e vendosur aty, në atë moment ka reaguar duke i thënë se : “këto të holla i kam futur unë për ju, për arsye se kam ndalesë hyrje në Kosovë dhe për të më mundësuar të kaloj kufirin”, njofton policia, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe: