Pano Soko, ekonomisti dhe kandidati i “Nisma Thurje”, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV, ku ka komentuar gjyqin e humbur me Becchettin për mbylljen e Tv Agon Channel.
“Ne të gjthë çuditemi se si kap Agaçi një biznesmen. Si ka mundësi që Shqipëria nuk mbrohet nga një akuzë, nuk mori njeri të depononte? Si ka mundësi që kryhen procedurat jo në zbatim të ligjit? Më ngjajnë me një ndeshje futobolli, ku një portier që është lënë në portë, e lë golin. Ndoshta mund të jetë ndeshja e shitur.
Unë dyshoj, që thjeshtësia me të cilin janë kryer veprimet e parregullta, mos kundërshtimi i veprimeve, të gjitha më lënë të habitur, siç do të më habiste një portier që e lë topin të shkojë në rrjetë.
E dyta, kemi një vendim gjykate, që përmend disa fajtorë. Gjyqësori shqiptar duhet të marrë vendimin, janë gjetur fajtorët me emër dhe mbiemër. Prokuroria ti marrë këta persona dhe t’i transferojë dënimin.
Të gjithë ata që janë përmendur në vendimin e gjykatës. Rama, Agaci, Veliaj, të gjithë përsonat e përmendur.
T’ju konfisohen paratë, shtëpinë cdo gjë që kanë, faji është individual.
Nuk futem në llogaritë e tyre. Të marrin kredi në bankë, të bëjnë ctë duan”, tha Soko.