Në nder të heroit Arjan Sala një grup vullnetarësh në Indonezi kanë hapur një pus uji. Pusi mban emrin e Arjan Salës, 32-vjeçarit i cili humbi jetën tragjikisht në magazinën e përfshirë nga flakët në Tiranë.
“Projekt bamirësie” është cilësuar nga grupi i vullnetarëve i quajtur “Më kthe buzëqeshjen”.
Ka qenë vëllai i Arjanit, Edmond Sala i cili ka publikuar videon në Facebook.
“Sapo u hap një pus ujë Ne Indonezi me emrin Arjan Sala vëllait im të dashur shpirti vëllait emri vëllait, Heroi vëllait, HERO HERO , vjen darka ti më mungon shumë, do më mungosh shumë”, – shkruan ai.
Kujtojmë që magazina e qendrës tregtare “Casa Italia”, shpërtheu në flakë pasditen e 24 marsit, ndërsa Arjan Sala u fut me një fikse zjarri dore për të shpëtuar kolegët, por mbeti vetë brenda.