Nagavci i përgjigjet Enver Hoxhajt: Ne nuk punojmë me skenarë të PDK’së, nuk ofrojmë terminale e pozita - Gazeta Express
string(100) "nagavci-i-pergjigjet-enver-hoxhajt-ne-nuk-punojme-me-skenare-te-pdkse-nuk-ofrojme-terminale-e-pozita"

Lajme

Gazeta Express

03/04/2021 18:38

Nagavci i përgjigjet Enver Hoxhajt: Ne nuk punojmë me skenarë të PDK’së, nuk ofrojmë terminale e pozita

Lajme

Gazeta Express

03/04/2021 18:38

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se Vetëvendosje nuk puon me skenarë të PDK’së, ku sipas saj, për zgjedhjen e presidentit janë ofruar terminale e pozita në të kaluarën.

Nagavci u shpreh kështu pasi u pyet lidhur me atë që tha i pari i PDK’së pak më parë. Hoxhaj tha se sonte vazhdon drama e djeshme politike, shkruan Express.

“Ne nuk punojmë me skenarë të PDK’së ku kemi parë që të ofrohen terminale e pozita. Thërrasim me përgjegjësi të gjithë deputetët dhe besoj që tani subjekti i parë që i ka fituar zgjedhjet me më shumë se 50% dhe kur Osmani ka marrë më shumë se 300 mijë vota, andaj ne sot presim që të kemi votimin e Osmanit për presidente”, është shprehur Nagavci.

“Mendoj që ajo që i nevojitet vendit tani është të kemi institucione të konsiliduara dhe që të punojmë për t’i kaluar sfidat e pandemisë”.

Nagavci përsëri bëri thirrje të votohet për Osmanin presidente për t’i evituar zgjedhjet në pandemi.

“Konsideroj që deputetët nga secila parti për zgjedhjet e shpeshta që kemi pasur dhe pandeminë, do duhej të marrin pjesë në votim për Vjosa Osmanin për presidente”, shtoi Nagavci./Express/