string(107) "humbi-jeten-mes-flakeve-tek-magazina-kryeministri-edi-rama-vizite-ne-familjen-e-heroit-32-vjecar-arjan-sala"

Shqiperi

Gazeta Express

29/03/2021 10:31

Humbi jetën mes flakëve tek magazina, Kryeministri Edi Rama vizitë në familjen e heroit 32-vjeçar Arjan Sala

Shqiperi

Gazeta Express

29/03/2021 10:31

Kreu i qeverisë Edi Rama ditën e sotme ka qenë në familjen e 32-vjeçarit Arjan Sala që humbi jetën mes flakëve në magazinën e veshjeve pranë një qendre tregtare tek mbikalimi i Kamzës.

Rama ka zhvilluar një vizitë ngushëllimi në familjen e të ndjerit, dy ditë pasi qeveria vendosi ta shpallë “Dëshmor të Atdheut” të riun i cili dha jetën pasi shpëtoi punonjësit e tjerë dhe u fut mes flakëve për të kontrolluar nëse kishte të tjerë të bllokuar brenda ambientit që u përfshi nga zjarri.

Trupi i pajetë i të riut u nxor pas rreth 60 orësh kërkime, mëngjesin e së shtunës.