Laura Fazliu ka vazhduar me fitore në Grand Slamin e xhudos në Tbilis të Gjeorgjisë.
Ajo është kualifikuar në çerekfinale, pasi e mundi në rrethin e tretë spanjollen, Isabel Puche, raporton Gazeta Express.
Ajo në çerekfinale do të ketë punë me xhudisten nga Kina, Junxia Yang.
Laura rrethin e parë e ka kaluar pa luftë, derisa në atë të dytë e ka mposhtur xhudisten, Magdalena Krrsakova.
Ajo do të luftojë sërish pas 30 minutash, ku do të kërkojë gjysmëfinalen. /Gazeta Express/
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...