Në Tbilis të Gjeorgjisë, përveç Laura Fazliut, sot medalje do të kërkojë edhe Akil Gjakova.
Ashtu si Laura Fazliu, Akili rrethin e parë e ka kaluar pa luftë, derisa në atë të dyta e ka mundur xhudistin, Keisei Nakano.
Në rrethin e tretë, Akil Gjakova sapo e ka mposhtur me ippon malazesin, Marko Gusic.
Kështu, Akili u kualifikua gjithashtu në çerekfinale dhe si Nora Gjakova, që të premten fitoi të artën, do të kërkojë edhe ai të bëjë të njëjtën gjë, raporton Gazeta Express.
Thellë nga natyra e paprekur, në zemër të Bjeshkëve të Istogut, nga mali madhështor i Moknës, shtrihet një perlë...