Për të gjithë që kanë kureshtje: Këtu ruhet formula sekrete e Coca-Colës - Gazeta Express
string(71) "per-te-gjithe-qe-kane-kureshtje-ketu-ruhet-formula-sekrete-e-coca-coles"

Mistere

Gazeta Express

16/03/2021 16:29

Për të gjithë që kanë kureshtje: Këtu ruhet formula sekrete e Coca-Colës

Mistere

Gazeta Express

16/03/2021 16:29

Formula e pijes Coca-Cola, është ruajtur sekret që nga prodhimi i saj. Megjithëse ishin publikuar disa receta të cilat pretendohej se ishin formula autentike, kompania kishte pohuar se formula autentike mbetet sekret i njohur vetëm për një numër të vogël të punonjësve të zgjedhur dhe anonimë

Formula sekrete e Coca-Colës e cila është mbajtur sekrete, ka zgjuar kureshtje të madhe çdo herë te njerëzit.

Konsumuesit e një prej pijeve më të famshme në botë, asnjëherë nuk kanë arritur ta dinë saktë përbërjen e saj.

Megjithatë, një faqe në Facebook ka publikuar një fotografi ku shkruan se formula sekrete e Coca-Colës mbahet në një kasafortë në Atlanta.

“Për të gjithë ata që ishin në merak për formulën e Coca-Cola. Mbahet sekret në këtë kasafortë në Atlanta”, thuhet në përshkrimin e kësaj fotografie.

Shpikësi i Coca-Cola John Pemberton dihet që ka ndarë formulën e tij origjinale me të paktën katër persona para vdekjes së tij në 1888.

Në 1891, Asa Candler bleu të drejtat për formulën nga pasuria e Pemberton, themeloi Kompaninë Coca-Cola.

Ai gjithashtu bëri ndryshime në listën e përbërësve, të cilat nga shumica e llogarive përmirësuan aromën dhe gjithashtu i dha të drejtë të pretendonte se kushdo që zotëronte formulën origjinale të Pemberton nuk e dinte më formulën “e vërtetë”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement