Duke komentuar deklaratën e tij të dhënë kohë më parë, ku thotë se ora policore nuk është zgjidhja e duhur për luftim të virusit Covid-19, presidenti i Shtetit, Stevo Pendarovski në emisionin ClickPlus jep vlerësimin e tij për rikthimin e kësaj mase.
“Unë nuk kam besuar 5 ditë para se të vendoset ora policore. Unë mendoj se tani është e arsyeshme. Nuk është se i arsyetoj Zaevin, Filipçen, apo ju (gazetarit). A ju besohet se një vit pas pandemisë, shtetet më të fuqishme te ne Suedia dhe Danimarka eksportojnë pacientë, sepse vështirë menaxhojnë me virusin”, tha Pendarovski.