Izraeli e Emiratet Arabe bashkojnë forcat për sistemin e mbrojtjes nga dronët - Gazeta Express
string(77) "izraeli-e-emiratet-arabe-bashkojne-forcat-per-sistemin-e-mbrojtjes-nga-dronet"

Lajme

Gazeta Express

11/03/2021 10:56

Izraeli e Emiratet Arabe bashkojnë forcat për sistemin e mbrojtjes nga dronët

Lajme

Gazeta Express

11/03/2021 10:56

Industria Izraelite e Hapësirës Ajrore njoftoi të enjten se do të zhvillojë një sistem të avancuar të mbrojtjes nga dronët së bashku me prodhuesin shtetëror të armëve në Emiratet e Bashkuara Arabe, EDGE.

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe vendosën formalisht marrëdhënie diplomatike vitin e kaluar, të nxitura nga interesat e përbashkëta tregtare dhe nga shqetësimi për ndikimin e Iranit.

Lexo Edhe:

Kompania izraelite e mbrojtjes, e cila është ndër kryesoret në këtë fushë, IAI, tha në një deklaratë se dy kompanitë do të zhvillojnë një sistem kundër pajisjeve fluturuese pa pilot që do të jetë në dispozicion në tregun e Emirateve të Bashkuara, por që do të sjellë përfitime edhe për rajonin dhe më gjerë.

Rebelët Houthi, të cilët kanë lidhje me Iranin e që në të kaluarën kanë kryer sulme me dronë në Arabinë Saudite, kanë kërcënuar se do të kryejnë sulme të tilla edhe kundër Emirateve të Bashkuara Arabe, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Emiratet e Bashkuara kanë qenë partnerja kryesore e Arabisë Saudite në koalicionin ushtarak që ka ndërhyrë në Jemen më 2015 kundër rebelëve.

Lufta në Jemen ka shkaktuar qindra mijëra viktima dhe e ka krijuar atë që Kombet e Bashkuara e cilësojnë si kriza më e rëndë humanitare në botë.

Prodhuesi shtetëror i armëve në Emiratet e Bashkuara është përqendruar në zhvillimin e dronëve, pajisjeve pa pilot, armëve të mençura dhe pajisjeve elektronike të armatimit më shumë sesa zhvillimin e armatimit konvencional.