Ditën e sotme në kuadër të një operacioni ndërkombëtar është bërë i mundur shkatërrimi i grupit kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike shqiptaro-nigerian.
Nga operacioni i koduar “Maxi”, është bërë i munduar arrestimi i 55 personave mes të cilëve 27 janë shqiptarë, 23 nigerianë, 4 italianë dhe 1 gambian.
Operacioni është zhvilluar në Vlorë, Kothen në Gjermani dhe Romë, Brescia , Modena , Macerata , Genova, Parma në Itali, ku në kuadër të hetimeve është bërë i mundur dhe shkatërrimi i grupit kriminal.
Në kuadër të këtij operacioni policia shqiptare është vënë në kërkim të 6 shqiptarëve mes të cilëve 3 janë arrestuar në Vlorë.
Ndër të tjera mësohet se kontrolle në kuadër të këtij operacioni përveç Vlorës, po zhvillohen në Elbasan, Durrës, Fier dhe Tiranë.
Ndër të tjera mësohet se grupi i trafikantëve akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotime dhe mashtrim të zyrtarëve politikë.