I ati i humbi jetën në aksidentin në Rrogozhinë, Valbona Mhilli: Pse ike o ba pa mua? Pse e doje punën më shumë se ne? - Gazeta Express
string(114) "i-ati-i-humbi-jeten-ne-aksidentin-ne-rrogozhine-valbona-mhilli-pse-ike-o-ba-pa-mua-pse-e-doje-punen-me-shume-se-ne"

Shqiperi

Gazeta Express

06/03/2021 12:07

I ati i humbi jetën në aksidentin në Rrogozhinë, Valbona Mhilli: Pse ike o ba pa mua? Pse e doje punën më shumë se ne?

Shqiperi

Gazeta Express

06/03/2021 12:07

Ditën e sotme një aksident tragjik në Rrogozhinë ju morri jetën tre personave ku mes tyre ishte edhe Tonin Mhilli, oficeri i burgut të Peqinit, i cili është babai i gazetares Valbona Mhilli.

Ajo ka bërë disa dedikime prekëse në rrjetet sociale, ku i drejtohet të atit duke i thënë se pse iku pa të.

Pse ike u ba pa mua. Pse e doje punën më shumë se ne o ba? Pse o komisari i jetës sime, o dashuria ime, o dritë, o jeta ime, i le ëndrrat në mes, o ba çohu,” shkruan gazetarja , teksa poston edhe një video me babanë e ndjerë.

2 / 3

Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Rrogozhinë, ku për pasojë humbën jetën tre persona ndërsa dy të tjerë janë në gjendje të rëndë për jetën.