Tragjike, shkon në 3 numri i viktimave nga aksidenti në Rrogozhinë - Gazeta Express
string(65) "tragjike-shkon-ne-3-numri-i-viktimave-nga-aksidenti-ne-rrogozhine"

Shqiperi

Gazeta Express

06/03/2021 11:21

Tragjike, shkon në 3 numri i viktimave nga aksidenti në Rrogozhinë

Shqiperi

Gazeta Express

06/03/2021 11:21

Muharrem Koni, bashkëshorti i pasagjeres Merushe Koni që u nda nga jeta mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti tragjik në Rrogozhinë, ka ndëruar jetë dhe vetë pak më parë në spitalin e Durrësit.

Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku u përfshin tre mjete.

Nga përplasja e fortë fillimisht humbi jetën në vendin e ngjarjes shoferi Tonin Mëhilli, 54-vjeç, oficer burgjesh, ndërkohë që më vonë vdiq dhe një prej pasagjereve në mjetet e aksidentuara, Merushe Koni 60 vjeçe.

Në gjendje të rëndë në spital ndodhej bashkëshorti i saj, Muharrem Koni, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë pak më parë. Një fëmijë 10 vjeç është në gjendje të rëndë gjithashtu.

Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë një parakalim i gabuar i mjetit tip Audi, shoferi i të cilit është shoqëruar në polici. Personi i shoqëruar është Endrit Lila.