“Mami është bërë një ëngjëll për ty e të shikoj nga lart”.
Këto fjalë të shkruara ndoshta nga një familjar i infermieres Erjola Çoku, të Qendrës Shëndetësore të Divjakës kanë prekur këdo që e ka parë dhe vazhdojnë shkruajnë mesazhe në rrjetet sociale.
Erjola Çoku, një nënë e re, në lule të rinisë, mama e dy fëmijëve, u nda nga jeta në datën 2 mars nga një sëmundje e rëndë, dhe lajmin për largimin e saj nga jeta e dha Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë.
Edhe pse me sëmundje të rëndë dhe në kushtet e pandemisë, Erjola Coku nuk e ndërpreu punën në qendrën shëndetësore, madje, bënte thirrje për vendosjen e maskës.
Por, ditën e djeshme, djali I saj Kastelano festoi 10 vjetorin, dy ditë pasi nëna e tij u nda nga jeta. Dhe mesazhet për këtë ditë të rëndësishme për djalin nuk kanë të mbaruar. Ai dhe motra e tij Evelin, 5 vjeçare, tani nuk e kanë më nënën e tyre, raporton newsbomb.al.
Ndërkohë, kreu i bashkisë së Divjakës i kushton një mesazh të gjatë ngushëllimi në rrjetet sociale.
“Nje semundje e pabese nuk e kurseu Erjolen. La menjane hallet e problemet e saj e ju bashkua kolegeve ne poliklinike per tu kujdesur per njerezit ne kete situate te veshtire. Nuk u kursye e nuk u lodh kurre, keshtu e kujtojne koleget, familjaret, miqte dhe te afermit. E papershkrueshme dhimbja qe ndjeu cdo njeri kur mori vesh per Erjolen” shkruan Fredi Kokoneshi në rrjetet sociale.
