string(84) "kastrati-mendoj-qe-albin-kurti-eshte-frikesuar-gjithmone-qe-amerika-sdo-ta-mbeshtese"

Lajme

Gazeta Express

03/03/2021 17:55

Kastrati: Mendoj që Albin Kurti është frikësuar gjithmonë që Amerika s’do ta mbështesë

Lajme

Gazeta Express

03/03/2021 17:55

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qendron Kastrati ka folur edhe për raportet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, shkruan Gazeta Express.

Sipas tij, Kurti ka pasur frikën që Amerika nuk do ta mbështesë në rrugëtimin e tij politik.

“Është vështirë me ardh në një përfundim të tillë. Unë më shumë konsideroj që Albini gjithmonë ka konsideruar se Amerika nuk do ta mbështeste dhe për këtë arse është munduar që të instalojë në shoqëri një kritikë dhe një mospajtim me ShBA-të. Mbetet të shihet në vijim por nuk mendoj që Albin Kurti është kundër Amerikës në aspektin ideologjik pse çfarëdo tjetër, por më shumë ka konsideruar se nuk do ta ndihmonin që të vinte në pushtet,. Kjo është përshtypja ime”, ka thënë ai, në emisionin “Frontal”, në T7.

Në ndërkohë sa i përket deklaratave të thëna nga ish-i dërguari i Donald Tumpit për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, Kastrati ka thënë që këto deklarata kanë ekzistuar gjithmonë në takime individuale.

“Unë mendoj që atë që e ka bërë Richard Grenell e ka bërë vetëm më hapur publikisht ashtu si ShBA’të dhe tjerët e bëjnë në takime individuale. Unë nuk mendoj që ndryshon vëmendja, politika, angazhimi përveç qasjes dhe asaj që përmendet në publik në raport me  Kovën me ndryshimin e presidentëve. Uroj që vëmendja e ShBA’ve për Kosovën dhe vendet e Ballkanit të jetë më e madhe. Sipas meje interesimi është rritur duke  parë që në veçanti Kina është duke u interesuar për Ballkanin”, ka thënë më tutje Kastrati./Express/