Aksident në rrugën e Kavajës, automjeti përplas motorrin, plagoset rëndë 21-vjeçari - Gazeta Express
string(81) "aksident-ne-rrugen-e-kavajes-automjeti-perplas-motorrin-plagoset-rende-21-vjecari"

Shqiperi

Gazeta Express

02/03/2021 17:59

Aksident në rrugën e Kavajës, automjeti përplas motorrin, plagoset rëndë 21-vjeçari

Shqiperi

Gazeta Express

02/03/2021 17:59

Një aksident është regjistruar mesditën e sotme, në rrugën e Kavajës, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Policia bën me dije se automjeti që drejtohej nga S. M, ka përplasur një motorr me drejtues, 21-vjeçarin R.C, ku si pasojë, ky i fundit është plagosur. 21-vjeçari është nisur me urgjencë drejt spitalit, ndërkohë që policia po merret me hetimin e ngjarjes. 

NJOFTIMI I PLOTË: 

Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 02.03.2021, rreth orës 16:05, në rrugën e Kavajës, mjeti me drejtuese shtetasen S. M., ka aksidentuar një mjet motorr me drejtues R. Ç., 21 vjeç. Si pasojë është demtuar drejtuesi i motorrit, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.