Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në Prishtinë rreth orës 16:35 një person ka informuar se gjatë renovimit të banesës së tij kishte hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes, raporton Gazeta Express.
Sipas policisë, mjeti pastaj është tërhequr.
“Rr. Ilaz Kodra, Prishtinë 01.03.2021 – 16:35. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se gjatë renovimit të banesës së tij, kishte hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes. Njësia për deminim e PK-së ka bërë tërheqjen e mjetit shpërthyes. Nuk raportohet për ndonjë incident”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Express/