Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Sukth. Policia raporton se në aksident janë përfshirë mjeti tip “Renault” me drejtuesin F. O., dhe mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin XH.B, rreth 55-vjeç.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar drejtuesi i mjetit tip “Renault” dhe tre pasagjerë në moshë të mitur.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i plotë i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 27.02.2021, në orën 19:15, në Sukth, janë përfshirë në aksident rrugor mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin F. O., dhe mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin Xh.B., rreth 55 vjeç.
Si pasojë e përplasjes janë lënduar drejtuesi i mjetit tip “Renault”, shtetasi F. O., dhe pasagjerët në mjet shtetasit E. B., 18 vjeç, B. M., 16 vjeç, dhe Z. B., 15 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.