Situata e Covid në vendin tonë është shumë delikate ku shifrat e infektimeve dhe jetëve të humbura janë gjithmonë në rritje. Në kuadër të kësaj situate të krijuar nga Covid , pritet që mesditën e kësaj të enjte të mblidhet Komiteti teknik i Ekspertëve .
Komiteti Teknik i Ekspertëve, në konferencën për mediat pritet që të bëjë publike masat e reja që janë ndërmarrë.
Pritet një zgjatje e orës policore, ndërkohë aktualisht ora policore nis në orën 20:00 deri në orën 06:00.
Bëjmë me dije se një ditë më parë në vendin tonë janë konfirmuar të infektuar me Covid 1021 raste të reja duke e çuar në 103,327 numrin e të infektuarve mes të cilëve kanë humbur jetën 1,715 persona.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...