FIBA Evropa lavdëron FBK-në për organizimin e suksesshëm të “Bubble” në Prishtinë - Gazeta Express
string(79) "fiba-evropa-lavderon-fbk-ne-per-organizimin-e-suksesshem-te-bubble-ne-prishtine"

FIBA Evropa lavdëron FBK-në për organizimin e suksesshëm të “Bubble” në Prishtinë

Basketboll

Gazeta Express

24/02/2021 11:45

Drejtori Ekzekutiv i FIBA Evropës, Kamil Novak, me anë të një letre ka falënderuar Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) për organizimin e suksesshëm Flluskës në Prishtinë.

“Në emër të FIBA Europe, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për federatën tuaj dhe Komitetin Organizativ Lokal. Faleminderit përpjekjeve të bëra për të pritur Flluskën e Para-Kualifikuesve të Kupës Botërore të Basketbollit FIBA 2023 nga 15 deri më 21 Shkurt 2021 në Prishtinë.

Lexo Edhe:

Ne e vlerësojmë angazhimin tuaj për të organizuar me sukses flluskën, një detyrë jo e lehtë në këtë skenar pandemie Covid-19 me disa kufizime në drejtim të udhëtimit dhe organizimit të ngjarjeve.

Ne vlerësojmë mbështetjen dhe angazhimin tuaj për të përfshirë autoritetet tuaja shtetërore për të marrë lejet e nevojshme dhe/ose përjashtimet për të lehtësuar hyrjen dhe qëndrimin e lojtarëve në vendin tuaj.

Përkundër të gjitha vështirësive, së bashku me ju dhe ekipin tuaj, ne kemi qenë në gjendje të kapërcejmë të gjitha pengesat dhe të përfundojmë garat e planifikuara në një mënyrë të suksesshme.

Ne shpresojmë të presim ngjarje të mëtejshme në vendin tuaj”, thuhet në letrën nga Novak, dërguar FBK-së. 

Nga 15 deri më 21 Shkurt, 4 kombëtare, Kosova, Islanda, Sllovakia dhe Luksemburgu ishin akomoduar në Prishtinë, derisa ndeshjet u zhvilluan më 18 dhe 20 Shkurt. Përkundër vështirësive dhe gjendjes me Covid-19, FBK ka organizuar në mënyrën më të mirën garën që u zhvillua në kryeqytetin e Kosovës, duke marrë lëvdata nga FIBA Evropa. 

FBK më herët ka organizuar Kampionatin Evropian, Divizioni C për meshkuj U18 dhe Evropianin e Divizionit B për femra U20, kurse gjatë kësaj vere do të organizojë Evropianin e Divizionit C për meshkuj U16.