Shoqërohen në Polici dy zyrtarë të Komunës së Istogut - Gazeta Express
string(53) "shoqerohen-ne-polici-dy-zyrtare-te-komunes-se-istogut"

Lajme

Gazeta Express

24/02/2021 10:51

Shoqërohen në Polici dy zyrtarë të Komunës së Istogut

Lajme

Gazeta Express

24/02/2021 10:51

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion nëpër disa komuna të vendit, raporton Express

Express merr vesh se dy zyrtarë të Komunës së Istogut janë shoqëruar në Polici për intervistim.

Lexo Edhe:

Kryetari i Komunës Haki Rugova, i kontaktuar nga Express, ka thënë se aksioni ka ndodhë nga niveli qendror dhe nuk ka më shumë detaje.

“Polica e ka kry punën e vet, nuk kam ndonjë koment. Kjo ka ndodhë prej nivelit qendror”, ka thënë Rugova.

Aksionin për Express e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës është duke realizuar një operacion policor në disa lokacione në vend. Një prej këtyre lokacioneve është edhe Ministria e Bujqësisë, raporton Express.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se informacione shtesë rreth këtij aksioni do të jepen pas përfundimit të operacionit.

“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jipen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani.

Aksioni ka nisur mëngjesin e sotëm në Ministrinë e Bujqësisë, në Komunën e Istogut, në Komunën e Lipjanit dhe në Komunën e Podujevës./Express/