Dash Shehi: Babai im do i bënte atentat Musolinit, kam punuar si murator dhe rrobaqepës - Gazeta Express
string(85) "dash-shehi-babai-im-do-i-bente-atentat-musolinit-kam-punuar-si-murator-dhe-rrobaqepes"

Dash Shehi: Babai im do i bënte atentat Musolinit, kam punuar si murator dhe rrobaqepës

Shqiperi

Gazeta Express

23/02/2021 23:14

Kreu i LZHK Dashamir Shehi i ftuar në Opinion, ka treguar historinë e babait të tij, i cili u përndoq për disa kohë nga sistemi komunist.

Shehi ka treguar dhe ngjarjen e një grupi studentësh shqiptarë, përfshirë dhe babai i tij, që do i bënin atentat kryeministrit të asaj kohe, Benito Musolini në Torino. Sipas tij, kjo ka qenë dhe arsyeja përse babain e tij e rikthyen në Shqipëri, ku u burgos për dy vite.

Lexo Edhe:

“Një grup studentësh shqiptarë e bënë me short që do i bënin atentat Musolinit. Është në të gjithë librat e Italisë, vetëm në librat e Shqipërisë nuk është kjo. Ngaqë dyshonin, kur bëri një vizitë Musolini në Torino, i morën dhe i çuan në Tripoli në Libi, gjoja për një vizitë, për ti larguar.

Kur u kthyen i identifikuan, dy tre u arrestuan, i torturuan, ata treguan. U gjykuan në Itali, u gjykuan dhe në Shqipëri, bën dy vite burg këtu dhe babain. Pasi doli nga burgu u internua në Itali për tre vite deri kur ndërhynë në Siçili, i liruan. Babai u rikthye. Brenda burgut u politizuan, disa u bën komunist, ima atë u kthye si nacionalist. Ky njeri i ka bërë të gjithë sakrificat që mund të bëj një shqiptarë. Nuk u arrestua se u arratis”,tha Shehi.

Shehi ka kujtuar vitet jetës në sistemin komunist. Ai tha se ka qëndruar për 4 vite e gjysmë pa punë, ndërsa shtoi se ka bërë disa punë si murator, marangoz apo rrobaqepës.

“Kam qëndruar katër vite e gjysme pa punë, kam punuar murator, marangoz, rrobaqepës me paguar cigaret. Mësova të qep me njëri-tjetrin. Po të kesh dhunti artizanale mësohesh. Punova një natë kasher dhe humba 100 lekë dhe u dorëzova. Sa herë kam pasur kontakt me lekët i kam humbur”, tha Shehi.