Analisti Jusuf Thaçi, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se një shtet i fuqishëm shqiptar në Ballkan, duke aluduar në bashkimin kombëtar të Kosovës dhe Shqipërisë, është në interesin amerikan.
“Unë besoj fuqishëm që një shtet i fuqishëm shqiptar në Ballkan është interes amerikan, kjo do të shihet në një periudhë afatmesme”, është shprehur Thaçi.
Thaçi gjithashtu tha se ne sot jemi shtet multientik për shkak të rrëshqitjes së politikanëve kosovarë, shkruan Express.
“Ne shtet multietnik jemi për shkak të rrëshqitjeve të politikanëve tonë”, shtoi Jusufi.
Tutje, Thaçi se kosovarët janë 90% pro bashkimit kombëtar.
“Kur ia heqim frikën që kjo ide imponohet, unë jam i bindur që ideja e bashkimit kombëtar shkon mbi 90 për qind dhe unë vë bast për këtë”./Express/
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...