Inicialet dhe mosha e dy hajnave të Mitrovicës që u arrestuan sot - Gazeta Express
string(65) "inicialet-dhe-mosha-e-dy-hajnave-te-mitrovices-qe-u-arrestuan-sot"

Inicialet dhe mosha e dy hajnave të Mitrovicës që u arrestuan sot

Lajme

Gazeta Express

23/02/2021 18:50

Dy persona janë arrestuar sot në fshatin Babimovc, pasi të njëjtin kishin kryer disa vjedhje të rënda në rajonin e Mitrovicës, shkruan Gazeta Express.

Të dyshuarit janë E.D (mashkull) 25 vjeç dhe E.Z.(mashkull) 20 vjeç, janë arrestuar menjëherë nga ana e policisë si dhe për ekzaminim është sekuestruar një veturë .

Lexo Edhe:

Rastin për Gazetën Express e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot  në fshatin Babimovc, hetuesit policor të stacionit të Obiliqit,  kanë ndaluar dy persona të dyshuar për disa raste të grabitjeve dhe vjedhjeve të rënda. Menjëherë pas ndalimit, policia ka kryer verifikimet e nevojshme për të dyshuarit dhe të  dhënat kanë rezultuar se të njëjtit janë persona të shpallur në kërkim për raste të natyrës së njëjtë,  të ndodhura në rajonin e Mitrovicës”, ka thënë ajo.

Aktualisht personat e dyshuar po intervistohen nga hetuesit e rajonit të Mitrovicës dhe në koordinim me prokuronin e shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet vijues hetimore e procedurale për rastet. /Express/