Vuçiq: Na pret presion i madh për ta njohur Kosovën - Gazeta Express
string(50) "vuciq-na-pret-presion-i-madh-per-ta-njohur-kosoven"

Lajme

Gazeta Express

23/02/2021 18:30

Vuçiq: Na pret presion i madh për ta njohur Kosovën

Lajme

Gazeta Express

23/02/2021 18:30

Pas mbledhjes në Partinë Progresive Serbe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i është drejtuar qytetarëve serbë me një paralajmërim.

Vuçiq tha se “po përballemi me një periudhë të vështirë kur bëhet fjalë për negociatat me Kosovën”. Ai paralajmëroi presion të shtuar të SHBA-së dhe vendeve evropiane drejtuar Serbisë, që ajo ta njohë Kosovën si shtet të pavarur, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Pritet presioni i SHBA-së dhe vendeve evropiane për ta njohur Kosovën. Padyshim, një periudhë e vështirë është para nesh”, tha Vuçiq.

“Të gjitha presionet për përpjekjen për t’i dhënë fund kompetencave të autoriteteve në Republikën Srpska duhet të monitorohen” -shtoi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. /Express/