Cristiano Ronaldo ishte protagonisti kryesor në fitoren e mbrëmshme të Juventusit ndaj Crotones me rezultat 3:0, në kuadër të javës së 23-të në Serie A.
Portugezi realizoi dy gola në pjesën e parë dhe të dy i shënoi me kokë brenda katër minutave, shkruan Gazeta Express.
Fillimisht shënoi në minutën e 38-të, e më pas në të 45+2, duke i siguruar edhe qetësinë ekipit të tij para pushimit.
Sot, në profilin e tij zyrtar në Facebook, Ronaldo postoi fotografinë nga kërcimi fantastik që bëri në golin e dytë dhe vendosi mbishkrimin “Mirëmëngjesi të gjithëve”.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...