Kombëtarja e futbollit në konkurrencën e femrave, më e mira e Vitit 2020 - Gazeta Express
string(45) "kombetarja-e-futbollit-me-e-mira-e-vitit-2020"

Futboll

Gazeta Express

22/02/2021 18:00

Kombëtarja e futbollit në konkurrencën e femrave, më e mira e Vitit 2020

Futboll

Gazeta Express

22/02/2021 18:00

Për herë të dytë rresht çmimi “Kombëtarja e Vitit” në konkurrencën e femrave shkon për Kombëtaren e futbollit.

Vashat tona përkundër vështirësive të mëdha në grumbullimin e lojtareve nga diaspora shkaku i pandemisë Covid 19, arritën të shënojnë fitore 2:0 ndaj Estonisë në stadiumin Fadil Vokrri.

Rezultat pozitiv morën edhe ndaj Turqisë në udhëtim, duke barazuar pa gola, përkundër se luajtën për 60 minuta me një lojtare më pak.