Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Southampton të Britanisë, ku një 30-vjeccar ka goditur për vdekje ish-të dashurën e tij pasi ajo kishte organizuar një takim me një djalë që e kishte njohur në rrjetin social ‘Tinder’.
Ish-i dashuri Abdelaziz El Yechioui Ourzat pa Cristina Ortiz-Lozano 28 vjeç në një lokal me djalin me të cilin kishte dalë për ta njohur, Vincente Breso-Biosca, shkruan BBC.
Kur e reja pa që i dashuri e kishte ndjekur, i kërkoi menjëherë Vincente Breso-Biosca të largoheshin duke i thënë se kishte parë ish-të dashurin e saj të dhunshëm.
Ourzat e ndoqi çiftin deri tek banesa dhe më pas hyri brenda dhe e goditi atë 23 herë me një thikë kuzhine. Në rrëfimin para gjykatës, djai me të cilën kishte dal Cristina, i cili është edhe dëshmitari ngjarjes, tha se ajo u frikësua shumë kur pa ish- të dashurin e saj.
“Sapo arrita tek dera e kuzhinës ai kapi thikën me dorën tjetër. Ai ishte gjunjëzuar mbi të dhe e kishte nënshtruar plotësisht. Ai po përpiqej ta mbyste ose ta mbante poshtë ndërsa ajo nuk po reagonte më”, u shpreh Breso-Biosca. Fqinji Alan Mach, i cili jetonte përballë shtëpisë së Cristinës, nxitoi për në vendin e ngjarjes dhe tha se pa dyshemenë e kuzhinës të mbuluar me gjak. Z. Mach tha se Ourzat e pa me një vështrim që nuk ishte normal.
Vajza kishte pësuar plagë me thikë në gjoks, qafë dhe bark dhe kishte plagë në krahët e saj e cila përpiqej të mbronte kokën e saj.