U tha se ishte rëndë në Itali, shfaqet papritur doktor Pipero, tregon ku ka qenë dhe si e kaloi Covid-in - Gazeta Express
string(102) "u-tha-se-ishte-rende-ne-itali-shfaqet-papritur-doktor-pipero-tregon-ku-ka-qene-dhe-si-e-kaloi-covid-in"

Shqiperi

Gazeta Express

17/02/2021 21:28

U tha se ishte rëndë në Itali, shfaqet papritur doktor Pipero, tregon ku ka qenë dhe si e kaloi Covid-in

Shqiperi

Gazeta Express

17/02/2021 21:28

Mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero ndodhet sot i ftuar në emisionin “Open”, për të folur për çështjen e koronavirusit në vendin tonë.

Ai ishte “zhdukur” për pak kohë pasi u infektua me covid, edhe pse mori dozën e parë të vaksinës.

Shumë aluduan se ishte rëndë dhe kishte shkuar në Itali për kurim, por Pipero tha se ka qenë në shtëpi dhe është kuruar në kushte shtëpie, nën kujdesin e mjekëve kolegë dhe familjes.

Ai tregoi se si e ka kaluar këtë periudhë: Kam qenë me fat që kam pasur konsultën e mjekëve koleg, Kam kaluar një formë nga e lehta në të mesme pa komplikacione, e kam kaluar në kushte shtëpie.

Po shumë e kanë pasur të vështirë të lidhen me ju doktor?

Pipero: Është e vërtetë, por ishte presioni pozitiv i qytetatarëve për informacion, i kolegëve , gazetarëve ndaj e mbylla e telefonin, për të qenë më i qetë ndryshe do ishte e pamundur.

Ditën kur dola pozitiv bëra një test serologjik, ku kisha një nivel të ulët por relativisht mirë për tu mbrojtur, por megjithatë doza e parë nuk të mbron 100 përqind e megjithatë mua ndihmoi në pasjen e antitrupave. Kam përdorur gjithashtu dhe doza të vogla të kortizonilëve.
Tani kam më shumë se 7-8 ditë tani që jam negativ.

Çfarë ka ndryshuar në njohurinë tuaj?

Jo shumë gjëra, përveç faktit që siç na thonin pacientet që kishin ankth dhe merak dhe tani që e kalova e kam pasur ankthin dhe pagjumësinë pjesë të kësaj beteje.

Eksperienca personale është aset i vyer i një mjeku në këtë betejë. S’bëhet fjalë për frikë nga vdekja, por ishte pagjumësi që nuk menaxhohej lehtë, ishte gjithmonë po sikur, dhe s’të linte të flije. Tani do marr dozën e dytë të vaksinës se dhe studimet e rekomandojmë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement