Emisioni “Love Story” është drejt fundit dhe shumë shpejt Saimiri do të zgjedhë vajzën me të cilën dëshiron të dalë nga programi.
Moderatorja e emisionit, Alketa Vejsiu, ka treguar se “Love Story 2”, pritet të rikthehet me një tjetër strukturë.
Në sezoni e dytë të këtij programi, nuk do të kemi vetëm një protagonist, por dy. Do të jetë një djalë dhe një vajzë, secili prej tyre do të ketë 10 meshkuj dhe 10 vajza, për të zhvilluar takimet përkatëse dhe për të shijuar takimet e tyrë të dashurisë.
“Këtë sezon do doja të kishim pasur dy protagonistë, Saimirin nga njëra anë me vajzat dhe nga ana tjetër të ishte një vajzë me 10 djem. Kështu mendoj se do të jetë sezoni tjetër. Me një vajzë dhe një djalë në fron dhe secili do të ketë pretendentët e vetë”, tha Alketa.
“Mendoj se shoqëria shqiptare nuk ishte 100% gati për një format si ky, për ta pranuar si mentalitet. Jemi munduar të ruajmë elegancën dhe modelin e mirë të një show si ky. Ka shumë gjëra që mund të përmirësohen në edicionin tjetër dhe ne i kemi nxjerrë përfundimet tona”, shtoi ajo.