string(81) "vehbi-kajtazi-djali-i-axhes-se-xhelal-svecles-eshte-ne-burg-ne-maqedoni-per-droge"

Lajme

Gazeta Express

11/02/2021 9:53

Vehbi Kajtazi: Djali i axhës së Xhelal Sveçlës është në burg në Maqedoni për drogë

Lajme

Gazeta Express

11/02/2021 9:53

Gazetari Vehbi Kajtazi ka përmendur disa raste ku janë akuzuar familjarë të zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje që janë përfshirë në skandale me drogë.

Kajtazi, ka përmendur rastin që familjarëve e kandidates për deputete të Lëvizjes Vetëvendosje, Nazlie Balaj, kanë laborator të drogës në shtëpinë e tyre, shkruan Gazeta Insajderi.

Po ashtu, Kajtazi i ftuar në “Debat Plus” ka treguar edhe për një rast të familjarit të Xhelal Sveçlës, i cili është në burg në Maqedoninë e Veriut për drogë.

Për këto raste Kajatazi ka thënë se këto raste nuk përmenden askush.

“Ne e dimë që eksponent të VV-së janë të implikum në vepra të paligjshme dhe ne e kemi gjyku të gjithë përfshirë edhe Vetëvendosjen shumë ashpër shoferin  Gani Thaçit, i cili u gjend në veturën e nj turku që u gjend me drogë, kaq është historia dhe kurrë nuk është gjykuar me kriteret të njëjta që familjarët e zyrtarëve të lartë të Vetëvendosjes kanë laborator droge në shtëpi dhe kurrë nuk ka fol kërkush që djali i axhës të Xhelal Sfeçlës i cili ka qenë i punësuar në Komunë të Prishtinës si inspektor është në burg në Maqedoni për drogë dhe kurrë këto çështje nuk janë matur me kriterin e njëjtë”, ka thënë Kajtazi.