Sot arrijnë pakot e para me votat e mërgatës - Gazeta Express
string(44) "sot-arrijne-pakot-e-para-me-votat-e-mergates"

Lajme

Gazeta Express

06/02/2021 14:58

Sot arrijnë pakot e para me votat e mërgatës

Lajme

Gazeta Express

06/02/2021 14:58

Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka njoftuar se do të pranojnë sot pakot e para të supozuara me fletëvotime.

Këto pako janë nga DHL dhe pritet të arrijnë në Kosovë në orën 15:00, shkruan Gazeta Express.

“Këto pako të përcjellura nga Policia e Kosovës, pastaj do të vendosen në hapësirën e ruajtjes, e cila gjendet në ndërtesën e Ministrisë së Infrastrukturës në rrugën ‘Fehmi Agani’ në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim.

Kjo zyrë po ashtu ka ftuar partitë politike dhe organizatat të cilat kanë të akredituar vëzhgues që të vëzhgojnë procesin. /Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement