string(119) "parashikoi-pandemine-zgjedhjen-e-trumpit-e-protesten-ne-capitol-hill-covid-19-ia-merr-jeten-skenaristit-te-the-simpsons"

Lajme

Gazeta Express

02/02/2021 9:17

Parashikoi pandeminë, zgjedhjen e Trumpit e protestën në Capitol Hill, COVID-19 ia merr jetën skenaristit të “The Simpsons”

Lajme

Gazeta Express

02/02/2021 9:17

Koronavirusi i ka marrë jetën skenaristit të filmit të famshëm të animuar “The Simpsons”,  Marc Willmore.

Ka parashikuar shumë nga ngjarjet që kanë ndodhur në SHBA si zgjedhja e Trump-it president, rënien e kullave binjake, madje edhe vetë pandeminë.

Ai humbi jetën pak ditë pas infektimit me Covid-19 në moshën 57-vjeçare.

Vëllai i tij Larry Wilmore konfirmoi lajmin, në një deklaratë të postuar në mediat sociale.

“Vëllai im, Marc Edward Wilmore, vdiq mbrëmë ndërsa po luftonte me COVID. Vëllai im ishte i butë, gazmor, engjëll. Të dua vëllai im i vogël”, shkruante Larry.

Skenaristi tjetër dhe producenti i “The Simpson” shkruan gjithashtu shënime dedikuar artistit që numëron edhe disa çmime, mes tyre një Emmy.