“Blerja e armëve e votimet skandaloze në OKB, Brukseli nuk ia ka tërhequr asnjëherë vëmendjen Serbisë” - Gazeta Express
string(99) "blerja-e-armeve-e-votimet-skandaloze-ne-okb-brukseli-nuk-ia-ka-terhequr-asnjehere-vemendjen-serbise"

Lajme

Gazeta Express

02/02/2021 8:24

“Blerja e armëve e votimet skandaloze në OKB, Brukseli nuk ia ka tërhequr asnjëherë vëmendjen Serbisë”

Lajme

Gazeta Express

02/02/2021 8:24

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka thënë përmes një shkrimi në Facebook se Serbia, ndonëse vend kandidat për anëtarësim në BE, rrallë, për mos me thanë kurrë, i përafron vendimet e politikës së jashtme me BE, raporton Gazeta Express.

Përmes një shkrimi, ambasadorja Çitaku ka përmendur shitblerjen e armëve e votimet në OKB.

“Prej raporteve me Rusinë e Kinën e shit-blerjet e armëve, deri tek votimet skandaloze në OKB dhe shkelja e sanksioneve ndërkombëtare, vendimet e Serbisë dhe politika e saj e jashtme janë kryesisht, nëse jo ekskluzivisht, në kundërshtim me vendimet e BE”

“Asnjëherë Brukseli nuk ka ia ka tërhjekur vërejtjen Serbisë. Së paku jo publikish. Pērjashtim bënë këtu hapja e ambasadës në Jerusalem, ku BE ka qortuar publikisht edhe Serbinë edhe Kosovën.  Spo foli ma tutje, po ka emër për këtë lloj diferencimi”, tha ajo./GazetaExpress/