Pochettino mendon se Mbappe e Neymar do të qëndrojnë në PSG - Gazeta Express
string(59) "pochettino-mendon-se-mbappe-e-neymar-do-te-qendrojne-ne-psg"

Futboll

Gazeta Express

01/02/2021 21:39

Pochettino mendon se Mbappe e Neymar do të qëndrojnë në PSG

Futboll

Gazeta Express

01/02/2021 21:39

Dyshja sulmuese është lidhur me një largim nga Parc des Princes

Mauricio Pochettino beson që Kylian Mbappe dhe Neymar do të nënshkruajnë kontrata të reja me Paris Saint-Germain.

E ardhmja e dyshes sulmuese në klub ka qenë temë e një debati të gjërë.

Neymar është lidhur me një rikthim në Barcelonë, klubi nga i cili ai u largua më 2017, mderisa Real Madridi e kërkon për kohë të gjatë Mbappen.

PSG janë në pritje të largimit të disa lojtarëve pas shkarkimit të Thomas Tuchel në dhjetor, por arritja e trajnerit të ri në klub ka bërë që një projekt më afatgjatë është duke u punuar në klub.

Neymar e ka qartësuar në një intervistë të dielën të ardhmen e tij, kur ai tha që dëshiron të rrijë në PSG dhe beson që edhe Mbappe ka të njëjtin qëndrim.

“Jam shumë i lumtur këtu. Më të vërtetë shumë i lumtur”, tha ylli brazilian në një intervistë për TF1.

“Gjërat kanë ndryshuar shumë. Nuk mund t’ua shpjegoj pse. Por, sot, ndihem mirë. Jam adaptuar. Jam më i qetë dhe më i lumtur. Dëshiroj të qëndroj në PSG”.

“Po ashtu dëshiroj që edhe Kylian të rrijë. Ne dëshirojmë që PSG të jetë një skuadër e madhe. Dëshiroj të vazhdojë të luajë futboll dhe të jem i lumtur, kjo është gjëja më e rëndësishme”.

Mbappe ende nuk e ka dhënë lajmin e madh, por më herët ka thënë se është duke i marrë në konsideratë opsionet, mirëpo Pochettino është pyetur për këtë dhe ai ka thënë se është i bindur që dy yjet e tij të sulmit do të qëndrojnë dhe do ta ndihmojnë ekipin për ta fituar Ligën e Kampionëve”.

“Besoj që Neymar dhe Mbappe do të qëndrojnë, kjo është ndjenja e ime, do të qëndrojnë gjatë në PSG”, ka thënë Pochettino për RMC. “Nuk kam dyshime, jam shumë optimist. Klubi po punon shumë që t’i mbajë tek ne”.

“Ney dhe Kylian janë të lumtur. Ata po kënaqen këtu”. /GazetaExpress/