Uniformat blu kanë gjetur një makinë të djegur në fshatin Daullas të Fierit pas atentatit në rrethrrotullimin e Sheqit në Fier.
Mësohet se policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të mbledhur prova në lidhje me çfarë ndodhi pak minuta më parë ku mbeti i vrarë në një atentat Shkëlzen Kastrati.
Dëshmitarë të ngjarjes thanë se pas të shtënave autori është larguar në drejtim të Mbrostarit.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 10:30, në vendin e quajtur “Ura e Sheqit”, një shtetas i paidentifikuar, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. K., i cili ka qënë në automjetin tip “Benz”.
Autori është larguar nga vendngjarja me një automjet tip “Range Rover”, i cili u gjet nga shërbimet i djegur te vendi i quajtur “Mbikalimi i Baltzës”.
Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.